Komponenti i punës dhe fuqizimit digjital do të mbështesë Programin e Rinisë Online dhe Rritjes (YOU) dhe qasjen e rritur në njohuri, informacione dhe shërbime online.
Programi Youth Online and Upward (YOU)
Nënkomponenti “Programi Youth Online and Upward (YOU) do të financojë ofrimin e trajnimit për të rinjtë dhe lidhjen e tyre me mundësitë për punë online. Aktivitetet kryesisht do t’i përfshijnë të rinjtë dhe rejat e papunësuara apo të nënpunësuara, me së paku disa njohuri të gjuhës angleze dhe së paku me shkollim të nivelit të mesëm për të rritur aftësinë e tyre për të konkurruar në segmente relevante të punës online nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave të mençur. Programi do të aftësojë përfituesit për punë online, duke përfshirë aftësimin për kryerjen e shërbimeve bazike të TI-së dhe të shërbimeve të mundësuara nga TI-ja, si profesionistë të pavarur online. Do të ndërtohet bazuar në sukseset dhe mësimet e nxjerra nga pilot projekti “Gratë në Punë Online WoW” të MZHE-së, financuar nga Banka Botërore dhe donatorët tjerë. Është planifikuar të aftësohen deri në 2,000 përfitues (rreth dhjetëfishi i numrit të mbuluar në dy fazat e pilot projektit WoW, dhe rreth 1/3 e gjithsej të punësuarve në sektorin e TIK-ut në Kosovë), edhe pse ekonomitë e shkallës mund të lejojnë që nga programi të përfitojnë më shumë pjesëmarrës. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit gjithashtu do të rrisin kapacitetet punëkërkuese në tregun lokal të TIK-ut.
Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim
Ky nënkomponent do të financojë: (a) Ofrimin e mbështetjes për (i) ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Hulumtimit dhe Edukim (RrKHE) për të përmirësuar qasjen e studentëve, hulumtuesve dhe mësimdhënësve të IAL-ve në njohuri, rrjete hulumtuese dhe (ii) lidhjen e RrKHE me rrjetin GÉANT dhe (b) ofrimin e mbështetjes për rritjen e përdorimit të informacioneve dhe shërbimeve online të tregut të punës për të përmirësuar rrjedhjet e informacionit lidhur me mundësitë për punë, nëpërmjet aktiviteteve të synuara për ngritjen e vetëdijesimit dhe shkëmbimin e informacioneve në zonat me shërbime jo të duhura apo të palidhura të identifikuara në nënkomponentin 1.1 të projektit. Seria e dytë e aktiviteteve do të ketë për qëllim ngritjen e përdorimit të shërbimeve online që përmirësojnë qasjen në shërbime financiare, informacione dhe shërbimet e ndërlidhura me tregun e punës, duke synuar përmirësimin e rrjedhjes lokale të informacioneve në lidhje me mundësitë për punë (p.sh. kundërvënien ndaj perceptimit te burrat që nuk janë aktivë në tregut e punës që “nuk ka punë në dispozicion” apo rritjen e informacioneve në lidhje me opsionet për kujdes familjar te gratë). Nëpërmjet këtyre aktiviteteve projekti do të ndjek një qasje të përshtatur me qëllim të arritjes së më shumë grave, e cila do të rezultojë në më shumë përfituese femra, duke kontribuuar kështu në adresimin e boshllëkut ekzistues gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punë dhe, si rrjedhojë, në punësim. Informatat kthyese të pranuara në sesionet informuese do të kanalizohen te NJPP për veprime pasuese dhe si pjesë e kornizës për monitorim dhe vlerësim (MV).
Programi i vetëdijesimit digjital
Aktivitetet pritet të adresojnë boshllëqet dhe asimetritë në qasje në informacione, njohuri, shërbime dhe gjenerim të të ardhurave dhe mundësi për punësim nëpërmjet programit për vetëdijesim digjital për amvisëritë. Me fjalë të tjera, ky nënkomponent do të shndërrojë lidhjet e financuara nga nënkomponenti 1.1 në mundësi ekonomike nëpërmjet qasjes më të mirë në tregjet e punës dhe njohuri.