Qeveria e Kosovës (QeK) ka pranuar financim në vlerë prej 20,7 Milion EUR nga Banka Botërore për projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës. Implementues i këtij projekti është Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE).
Projekti KODE përbëhet nga tri komponente kryesore:
- Përfshirja dixhitale
- Puna Dixhitale dhe fuqizimi
- Përkrahja e Zbatimit te Projektit
Objektivi Zhvillimor i Projektit (OZHP) për Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE) është të përmirësojë qasjen në infrastrukturën e teknologjisë së lartë dhe më cilësore në zonat e Projektit dhe qasjen e qytetarëve, institucioneve publike dhe botës akademike në informatat, njohuritë dhe tregjet e punës online.
Projekti KODE do të strukturohet sipas tre komponentëve kryesore: Përfshirja Digjitale, Puna Dixhitale dhe fuqizimi, dhe Përkrahja për Zbatim të Projektit.
Komponenti 1: Përfshirja dixhitale. Ky komponent do të financojë zgjerimin e rrjetit brezgjerë me shpejtësi të lartë në ato zona të Kosovës ku janë identifikuar si të pambuluara përmes studimeve paraprake të fizibilitetit. Projekti do të përfshijë financim për (a) mbylljen e hendekëve që pengojnë zgjerimin e rrjetit brezgjerë në zonat e përzgjedhura rurale të Kosovës; (b) përmirësimin e sistemit të menaxhimit të spektrit të Kosovës, dhe (c) përmirësimin e mjedisit mundësues për infrastrkuturë dixhitale përmes asistencës teknike për MZHE-në dhe rregullatorin e telekomunikacionit (ARKEP).
Komponenti 2: Puna dixhitale dhe fuqizimi. Ky komponent do të financojë aktivitetet për: (i) trajnim të të rinjëve të papunë/të nën-punësuar dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punës online, (ii) rritjen e qasjes në njohuri, informacione dhe shërbime përmes: (1) krijimit të NREN (Rrjetit Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim) për të përmi rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike, të lidhura rishtas sipas Komponentit 1, për mundësitë e punës digjitale; dhe (iii) përkrahjen për lidhjen e Kosovës me rrjetin GÉANT.
Komponenti 3: Përkrahja për zbatim të projektit. Ky komponent do të financojë aktivitetet e menaxhimit të projektit (përfshirë menaxhimin e masave mbrojtëse mjedisore), menaxhimin fiduciar, komunikimet strategjike, funksionet e monitorimit dhe kontrollit, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe angazhimin qytetar. Ky komponent do të mbështesë operacionet e Njësisë për Zbatimin e Projektit (NJZP), si dhe forcimin e saj institucional, aktivitetet e monitorimit, kontrollit dhe vlerësimit, trajnimin për personelin e NJZP-së, komunikimet dhe aktivitetet për angazhimin qytetar. Përveç financimit të ekipit bazë të NJZP-së të KODE-s, të fokusuar kryesisht në funksionet fiduciare, të menaxhimit të projektit, monitorimit dhe kontrollit, Projekti do të përfshijë komunikimet me qytetar për të rritur ndërgjegjësimin dhe pranimin e aktiviteteve të ndryshme të KODE-s dhe për të rritur nivelin e angazhimit të përfituesve të synuar, palëve kyçe të interesit dhe popullatës në përgjithësi.