Qeveria e Kosovës (QK) ka pranuar një kredi nga IDA (Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim) në vlerë prej 20,700,000 € (25 milionë dollarë amerikanë) nga Banka Botërore për të zbatuar Projektin për Ekonomi Digjitale në Kosovë (KODE) nga viti 2019 deri në vitin 2023. Projekti KODE do të arrijë objektivin e tij për zhvillim nëpërmjet dy grupeve kryesore të aktiviteteve: (1) zgjerimin e qasjes në kosovarëve në infrastrukturë digjitale me shpejtësi të lartë dhe më cilësore, dhe (2) mbështetjes së kosovarëve për t’i shfrytëzuar mundësitë rajonale dhe globale për Ekonomi Dixhitale (ED), në veçanti për gjenerimin e të ardhurave, përdorimin e shërbimeve dhe të mësuarit, duke nxitur në këtë mënyrë rritjen e Ekonomi Dixhitale në Kosovë.
Politika e Sektorit të Komunikime Elektronike – Agjenda Digjitale për Kosovën 2013–2020 (Politika) është dokument i aprovuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2013, me kontribute nga ekspertët e BE-së. Është hartuar duke pasur parasysh që zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK) është proces dinamik që ndryshon me shpejtësi në një numër të fushave të aktiviteteve publike dhe shtetërore dhe përfshirja e suksesshme e sektorit publik në promovimin e efekteve pozitive dhe minimizimin e efekteve negative të këtij procesi do të ishte një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë së informacionit.
Politika ka për qëllim përcaktimin e prioriteteve, objektivave dhe detyrave për zhvillimin e TIK në mënyrë që të maksimizohen përparësitë sociale dhe ekonomike që jepen nga këto teknologji. Në dokumentin e politikës është formuluar rrjedha e veprimeve të dhëna në formën e tabelës, e cila përfshinë objektivat, kriteret e vlerësimit, institucionet përgjegjëse dhe afatet kohore për zbatimin e aktiviteteve.
Projekti KODE do të financojë bazat kritike të nevojshme për transformimin digjital dhe përmbushjen e politikës. Në kuadër të këtij projekti do të ofrohet infrastrukturë brezgjerë me shpejtësi të lartë dhe do të mbështetet qasja në tregjet e punës, burimet e reja të njohurive dhe shërbimet publike për amvisëritë dhe institucionet në zonat rurale me shërbime jo të duhura. Në nivel kombëtar, në kuadër të projektit do të bëhet trajnimi dhe lidhja e të rinjve me mundësitë për punësim online dhe do të përmirësohet qasja në burimet e njohurive, duke përfshirë mundësi për arritje dhe bashkëpunime më të mira për Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL-të).
Objektivat Zhvillimorë të Projektit
Objektivat Zhvillimorë të Projektit (OZHP-të) përfshijnë përmirësimin e qasjes së qytetarëve dhe institucioneve publike dhe akademike në shërbime brezgjerë të shpejtësisë së lartë dhe me cilësi më të mirë në zonat e projektit dhe në burimet e njohurive, shërbimet dhe tregjet online të punës.
Për arritjen e këtyre Objektivat Zhvillimorë të Projektit, projekti i propozuar përbëhet nga tre komponentë:
- Përfshirja digjitale
- Puna digjitale dhe fuqizimi
- Përkrahja për zbatim të projektit
Përfituesit e projektit
Në zonat e projektit pritet të përfitojnë: (a) banorët nëpërmjet qasjes në internet brezgjerë të shpejtësisë së lartë dhe iniciativës për vetëdijesim digjital; (b) institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shkollat fillore dhe të mesme. Në nivel kombëtar pritet të përfitojnë: (c) operatorët e rrjetit mobil dhe klientët e tyre nëpërmjet shërbimeve mobile të cilësisë më të lartë; (d) të rinjtë e nënpunësuar/të papunë nëpërmjet qasjes në programin e punës online; (e) studentët, hulumtuesit dhe stafi i Institucionet e Arsimit të Lartë nëpërmjet qasjes në rrjetin GÉANT në internet.
Nga projekti mund të përfitojnë në mënyrë indirekte edhe individë tjerë, institucione publike dhe firma. Për shembull, duke integruar produktin dhe inovacionet e procesit të përfituesve direkt të projektit (p.sh. përdoruesit e rrjetit brezgjerë të shpejtësisë së lartë, përdoruesit e GÉANT, etj.) në aktivitetet e tyre ekonomike apo duke i shfrytëzuar ato për gjenerimin e inovacioneve të reja, duke u punësuar nga individët/firmat/institucionet publike.
Rezultatet kryesore
Progresi i arritur nën projektin e propozuar do të monitorohet sipas këtyre treguesve kryesorë të performancës së projektit (shih shtojcën C për përshkrim të detajuar):
- Individët kanë qasje në internet;
- Institucionet publike kanë qasje në internet të shpejtësisë së lartë nëpërmjet projektit;
- Përfituesit e qasjes së përmirësuar të Institucionet e Arsimit të Lartë në rrjet brezgjerë të shpejtësisë së lartë nëpërmjet projektit (nga të cilët femra);
- Përfituesit e komponentit 2 që raportojnë të jenë punësuar.