Rregulloret e Prokurimit të BANKËS BOTËRORE për huamarrësit e Financimi i Projektit të Investimeve

Mirë se vini në Rregulloret e Prokurimit të Bankës Botërore për huamarrësit e FPI (rregulloret): Vizioni ynë është: “Prokurimi në operacionet e FPI mbështetë huamarrësit që të arrijnë vlerën për para me integritet në zhvillimin e qëndrueshëm.” Rregulloret janë shkruar për të mbështetur këtë vizion dhe për të pasqyruar informatat e gjera kthyese të pranuara nga akterët e përfshirë në prokurimet e FPI të financuara nga Banka Botërore. Ato synohen që të ofrojnë një kornizë prokurimi moderne, të përshtatshme për qëllimin.

Rregulloret japin shumë opsione për përshtatje të proceseve individuale të prokurimit për t’i përmbushur nevojat operacionale dhe për të arritur rezultatin e duhur. Huamarrësit që përdorin rregulloret shpenzojnë miliarda çdo vit duke prokuruar punimet, shërbimet apo mallrat për të cilat kanë nevojë nga furnizuesit, kontraktuesit dhe konsulentët e palëve të treta. Prokurimet nën këto rregullore ndodhin në mbi 170 vende në gjithë globin. Ato mbulojnë lokacione të ndryshme dhe disa mjedise sfiduese operuese. Prokurimet variojnë nga infrastruktura shumë komplekse, konsulenca moderne, pjesët kryesore të impiantit/pajisjes, teknologjia informative moderne, hulumtimi dhe zhvillimi dhe furnizimet kritike, deri te mallrat dhe shërbime e thjeshta rutinë. Prandaj, këto rregullore duhet të jenë praktike në të gjitha situatat për të siguruar se është duke u përdorur qasja e saktë e prokurimit për t’i arritur rezultatet e duhura. Rregulloret udhëhiqen nga këto parime kryesore të prokurimit: vlera për para, ekonomia dhe integriteti, përshtatshmëria për qëllimin, efikasiteti, transparenca dhe korrektësia.

Në mbështetje të parimeve kryesore të prokurimit, rregulloret ofrojnë shumë zgjidhje për huamarrësit që të dizajnojnë qasjen e duhur në treg. Rregulloret gjithashtu specifikojnë rregullat që duhet të ndiqen, në mënyrë që të gjithë ata që janë të përfshirë ta kenë më të lehtë ta kuptojnë procesin e prokurimit. Rregulloret plotësohen nga një seri e Dokumenteve Standarde të Prokurimit, udhëzimi dhe grupi i materialeve informuese, trajnuese dhe të të mësuarit elektronik – të gjitha të qasshme nëpërmjet www.worldbank.org/procurement. Ndërmarrja e ndonjë prokurimi mund të jetë perspektivë sfiduese. Banka Botërore është në dispozicion për t’i ndihmuar huamarrësit e saj sipas nevojës. Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin tuaj vendor të Bankës Botërore, apo vizitoni www.worldbank.org/procurement.

Ne iu dëshirojmë shumë sukses në përdorimin e këtyre rregulloreve dhe presim t’iu mbështesim në arritjen e objektivave tuaj të projektit.