Më 21 mars kemi festuar arritjen e suksseshme të Projektit KODE/Ministrisë së Ekonomisë, në shtrirjen e rrjetit brezgjerë në të gjitha zonat e palidhura, duke përfshirë këtu fshatrat më të largëta të Kosovës. Puna e bërë, gjithmonë me mbështetjen e Bankës Botërore, ka bërë që shpërndarja e internetit në Kosovë të rritet në mbi 99.8%.
Në këtë manifestim festiv të quajtur Kosova Connected, kanë marrë pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore.
Gjatë aktivitetit, Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën z. Massimiliano Paolucci dhe The World Bank Acting Director and Practice Manager for Digital Development znj. Nicole Klingen në mënyrë simbolike, kanë shtypur butonin e Kosova Connected, duke shënuar këtë arritje të suksesshme të Projektit KODE.
Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të ARKEP dhe KPM, emra të shquar të sektorit të TIK dhe banorë të fshatit.