“Pas realizimit të projekteve të bashkëfinancimit me Projektin KODE, ne kemi zhvilluar më tej kompaninë. Ne kemi punësuar mbi 50 njerëz dhe vazhdojmë të përdorim teknologjinë e fibrave optike në mbarë Kosovën. Një fakt interesant është se gjatë pandemisë ka shumë banorë që janë shpërngulur nga qytetet në fshatra për të vazhduar punën apo studimet. Në disa raste kemi marrë reagime se ata kanë një lidhje më të mirë interneti në fshat sesa në qytet. Kjo ka rritur edhe numrin e klientëve tanë në zonat rurale.”

Nuridin Hasani, Drejtor në ARD Holding