Sot, më datën 24 Tetor, në ambientet e Ambasadës Kroate në Republikën e Kosovës, KREN (Kosovo Research and Education Network) dhe CARNET.hr(Croatian Academic and Research Network), kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi.
Nga pala e KREN, Memorandumi u nënshkrua nga Zr. Agim Kukaj, drejtor i Projektit KODE Project, njëherit edhe Drejtor i Departamentit të Postës, Telekomunikacionit, Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa nga pala e CARNET, Memorandumin e ka nënshkruar CEO / Drejtori i CARNET, Mr. Hrvoje Puljiz.
Ky Memorandum është realizuar në praninë e Ministrit të Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Republikës së Kroacisë, Ph.D. Radovan Fuchs dhe ambasadores së Ambasadës së Kroacisë Znj. Danijela Barišić.
Objektivat e këtij Memorandumi kryesisht fokusohen në: vendosja e bashkëpunimit të ardhshëm, i cili reflektohet në shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira dhe inkurajimi i bashkëpunimit i cili do të mundësojë zhvillimin e njohurive dhe aftësive përmes punës praktike të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të KREN dhe CARNET-it.
KREN falënderon Institucionet e Kroacisë dhe përfaqësuesit e saj për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar.
Kjo do të reflektojë drejtpërsëdrejti në rritjen e kapaciteteve dhe përgjegjësive të KREN-it, andaj si përfundim Kosova në aspektin e hulumtimit dhe arsimit përfiton shumë nga ky Memorandum.