Rrjeti Kombëtar i Kosovës për Hulumtim dhe Edukim është pranuar si anëtar i asociuar në rrjetin evropian GÉANT, një nga rrjetet më të mëdha dhe më të avansuara hulumtuese dhe arsimore në botë që lidh më shumë se 50 milionë përdorues në 10,000 institucione në Evropë dhe që përkrah të gjitha disiplinat shkencore. Kërkesa e inicuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në kuadër të Projektit për Ekonominë Dixhitale të Kosovës, është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e GÉANT me shumicë votash. Ky anëtarësim sjell benefite të shumta fillimisht për universitetet dhe kolegjet në Kosovë, ku studentët dhe profesorët kosovarë, tani do të kenë qasje në literaturë shkencore evropiane dhe mundësi për zhvillim dhe hulumtim në nivel evropian.