Projekti KODE në kuadër të aktivitetit për themelimin e Rrjetit Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim (NREN), më 28 maj do të organizojë sesionin informues online për “European Open Science Cloud (EOSC)”.

EOSC është iniciativë e Komisionit Evropian e cila në të ardhmen do të jetë infrastrukturë kryesore për bashkëpunim midis institucioneve të arsimit të lartë për aktivitete hulumtuese në tërë Evropën. Pjesë e rëndësishme e kësaj iniciative janë edhe fondet për aktivitete shkencore, të cilat kanë një rol mjaft të rëndësishëm dhe për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Sesioni informues online do të mbahet nga ora 13:00, me agjendën në vijim:

  1. NI4OS-Evropë në ekosistemin më të gjerë të EOSC (30 minuta)
    Prof. Anastas Mishev, UKIM, Maqedonia Veriore
  2. Iniciativat kombëtare të OS (30 minuta)
    Natalia Manola, anëtare e bordit ekzekutiv të EOSC
    dhe koordinatore e Open AIRE
  3. FAIR data principles, fondacion i EOSC (30 minuta)
    Vladimir Trajkovik, UKIM, Maqedonia Veriore

LINKU për qasje në sesionin informues online.