Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, përkatësisht Projekti për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE) fton ofertuesit e kualifikuar për të dorëzuar ofertat e tyre lidhur me ndërtimin e Sistemit Kombëtar për Monitorim të Spektrit Frekuencor (NSMS) i cili përfshin instalimin e një sistemi për monitorim të spektrit frekuencor në tërë territorin e Kosovës.

Kërkesa për Ofertim mund të shkarkohet këtu .

Dokumentacioni tenderik në gjuhën angleze mund të kërkohet nga ofertuesit e kualifikuar përmes një kërkese me shkrim në adresën elektronike [email protected]. Dokumentacioni do të dërgohet në mënyrë elektronike.

Ofertat duhet të dorëzohen para datës 7 korrik 2020. Ofertat elektronike nuk do të pranohen. Ofertat e dorëzuara me vonesë do të refuzohen.