Gjatë vitit 2020, Projekti KODE do të fillojë me aktivitetin e trajnimit të rinjëve të Kosovës në kuadër të Programit YOU (ang. Youth Online and Upward). Trajnimet do të organizohen në fusha të ndryshme, por me koncentrim në Teknologjinë Informative dhe Komunikuese. Deri në fund të Projektit synohet trajnimi i 2000 të rinjëve dhe pritet që përmes këtyre trajnimeve përfituesit të rrisin mundësinë e tyre të punësimit në tregun vendor të TIK.