Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE) për të rritur qasjen e popullit të Kosovës në shërbime më të mira dhe me shpejtësi të madhe (interneti) të brezit të gjerë frekuencor dhe në burimet e njohurive, shërbimet dhe tregjet e punës në internet. Huaja për projektin është në vlerë prej 20,700,000 euro (e barasvlershme me 25 milionë dollarë).

 

Source: Telegrafi

Link: https://telegrafi.com/banka-boterore-mbeshtet-permiresimin-e-infrastruktures-dhe-ekonomise-digjitale-te-kosoves/