Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot marrëveshjen për financimin e projektit “Ekonomia Digjitale në Kosovë – KODE”, në vlerë prej 20.7 milionë euro. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pasi MZHE do të jetë implementuese e tij.
Source: Kosovo Online
Link: http://kosovaonline.info/ekonomi/banka-boterore-207-milione-euro-per-projektin-kode